Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe kërkon paraburgimin e një tjetri

19.07.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetenjë (21) persona, si dhe janë ushtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe kërkon paraburgimin e një tjetri

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetenjë (21) persona, si dhe janë ushtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) të dyshuar.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Etiketat

Ofertat e fundit