Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe kërkon paraburgimin e një tjetri

10.05.2022

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe kërkon paraburgimin e një tjetri Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se personat e dyshuar kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.