Prokuroria e Prizrenit ndalon 6 të dyshuar dhe ngrit 2 aktakuza kundër 4 personave

03.09.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj (5) personave. Prokuroria […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 6 të dyshuar dhe ngrit 2 aktakuza kundër 4 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Departamenti për Krime të Rënda,  ka ndaluar tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrant” nga neni 164 të KPRK-së. 
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së.     

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprat penale “Kontrabandimi me migrant dhe Falsifikimi i dokumenteve” nga nenet 164 dhe 390 të KPRK-së. 
Departamenti i përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par. 3 të KPRK-së,.

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuza kundër tre (3)  personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 dhe “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.       
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.