Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe ngrit 7 aktakuza kundër 11 të tjerëve

30.06.2022

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar tridhjetë e shtatë (37) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave. Prokuroria Speciale e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, në bashkëpunim me Policinë e Kosoëvs, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar. […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe ngrit 7 aktakuza kundër 11 të tjerëve Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar tridhjetë e shtatë (37) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave.

Prokuroria Speciale e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, në bashkëpunim me Policinë e Kosoëvs, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        

Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.  

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së, dhe  një (1) person tjetër , nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” nga neni 229 i KPRK-së dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së.  

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 i KPRK-së.  

Aktakuzat:     

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.   

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.                                 

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.        

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i KPRK-së.        

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.            

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.