Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe ngrit 28 aktakuza

29.03.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 persona dhe ngrit 28 aktakuza Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet e tetë (28) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, nga ky departament janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar për shkak të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së. Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet e tetë (28) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave për veprat penale si në vijim:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe  “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fillimi i procedurës penale për veprat penale kundër pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.