Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 person dhe kërkon paraburgimin e një tjetri

13.12.2021

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 4 person dhe kërkon paraburgimin e një tjetri Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të ndaluarit kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” ndërsa, dy (2) nga të ndaluarit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.