Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 të dyshuar dhe ngrit 3 aktakuza kundër 4 personave

10.09.2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa kundër gjashtë (6) personave, të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 të dyshuar dhe ngrit 3 aktakuza kundër 4 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tri (3) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në tri raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit veç e veç kanë kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Zjarrvënia”.