Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 persona dhe ngrit 13 aktakuza kundër 15 të tjerëve

22.12.2021

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëzetetre (23) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 persona dhe ngrit 13 aktakuza kundër 15 të tjerëve Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëzetetre (23) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit kundër (3) personave, si dhe një (1) kërkesë për lëshimin e letër rreshtimit qendror dhe ndërkombëtar kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara.

I ndaluari i parë dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi, personi i dytë i ndaluar dyshohet se ka kryer veprat penale “Kalimi i paautorizuar i kufirit ose vijës kufitare” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa, i ndaluari i tretë është ndaluar për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.