Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 persona dhe kërkon paraburgimin e një tjetri

29.04.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e dhjetëmijë (10.000) eurove të cilat dyshohet […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 persona dhe kërkon paraburgimin e një tjetri Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e dhjetëmijë (10.000) eurove të cilat dyshohet se janë përfituar përmes veprës penale “Blerja, shitja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e dhjetëmijë (10.000) eurove të cilat dyshohet se janë përfituar përmes veprës penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve të fundit ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.