Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e tre të dyshuarve dhe ngrit 6 aktakuza kundër 8 personave

24.09.2021

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e tre të dyshuarve dhe ngrit 6 aktakuza kundër 8 personave Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, lidhur me veprën penale në formë të pjesëmarrjes  ose organizimit të  grupit kriminal të organizuar nga neni 283 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së.                

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave. Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person është bërë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së, ndërkaq një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, është bërë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së.    

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.  

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Vrasja” nga neni 172 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.             

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 i KPRK-së.