Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e tre personave dhe ngrit 15 aktakuza

07.07.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave të dyshuar. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin  e tre personave dhe ngrit 15 aktakuza

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar. Ndërsa, kjo prokurori ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Një (1) kërkesë është parashtruar kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Etiketat