Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ngrit 7 aktakuza
- 25.05.2022
- 0 komente
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetetre (53) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëzetenjë (21) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatëmbëdhjetë (17) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) të dyshuari. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Leave a Reply