Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ngrit 4 aktakuza

20.05.2022

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) të dyshuari. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ngrit 4 aktakuza Foto: Person with hands behind back in handcuffs

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) të dyshuari. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.