Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ngrit 12 aktakuza

11.05.2022

Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.  Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):  Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ngrit 12 aktakuza Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së. 

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim: 

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”; 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”; 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi seksual”; 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.