Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ndalon një tjetër për 48 orë

26.04.2022

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ndalon një tjetër për 48 orë Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.