Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ndalon dy të tjerë

04.04.2022

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ndalon dy të tjerë Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar (një (1) person i dyshur për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të  dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas KPRK-së.