Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave

31.01.2022

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndryshme. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur një (1) […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndryshme.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.