Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave dhe ngrit 4 aktakuza

24.05.2022

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave dhe ngrit 4 aktakuza Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.