Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 6 personave dhe ngrit 6 aktakuza kundër 8 të tjerëve

02.02.2022

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 52 aktakuza, kundër 67 personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka parashtruar 6 kërkesa për caktimin e […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 6 personave dhe ngrit 6 aktakuza kundër 8 të tjerëve Foto: Ilustrim

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 52 aktakuza, kundër 67 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka parashtruar 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 6 persona të dyshuar.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 6 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.

Ndërsa, ngaDepartamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në tri (3) raste të ndryshme për shkak të dyshimit të bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprat penale“Zjarrvënia”, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Prizren ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, pranë gjykatës kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, në pesë raste të ndryshme, për veprat penale “Kanosja”, “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shtrëngimi”;