Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 4 personave dhe ngrit 9 aktakuza

22.04.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar katër (4) kërkesa për […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 4 personave dhe ngrit 9 aktakuza Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) të pandehurve. Ndërsa nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë gjykatës kompetente, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) të dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) të dyshuari, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) të dyshuar, për shkak të veprave penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.