Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 3 personave dhe ngrit 12 aktakuza

04.05.2022

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 3 personave dhe ngrit 12 aktakuza Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntëdhjetedy (92) aktakuza kundër njëqindekatërmbëdhjetë (114) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë( 5) personave.