Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 3 personave dhe ngrit 10 aktakuza

09.02.2022

Ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 6 persona dhe janë paraqitur 11 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 12 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 3 personave dhe ngrit 10 aktakuza Foto: Ilustrim

Ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 6 persona dhe janë paraqitur 11 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 12 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 3 të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona, në dy raste të ndryshme, nën dyshimin e bazuar se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari tjetër ka kryer veprën penale “Ngacmimi” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave për veprat penale si në vijim:

Tri aktakuza kundër 4 personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Kanosja”;

Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;

Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.