Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për një të dyshuar si dhe ngrit 10 aktakuza për 10 të tjerë

16.12.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 58 aktakuza, kundër 65 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 8 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 3 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 3 personave për kryerje të veprave penale. Prokuroria Themelore […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për një të dyshuar si dhe ngrit 10 aktakuza për 10 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 58 aktakuza, kundër 65 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 8 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 3 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 3 personave për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 10 aktakuza kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.