Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për 3 persona si dhe ngrit 11 aktakuza kundër 18 të tjerëve
- 14.12.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 49 aktakuza, kundër 69 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 7 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar 9 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 9 personave për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar 4 kërkesa për caktim të paraburgimit kundër 4 personave.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 11 aktakuza kundër 18 personave, për vepra të ndryshme penale.
“Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, në tri raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.” thuhet në njoftim.