Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit për 5 persona

24.11.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 74 aktakuza kundër 89 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 4 persona, si janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 7 persona, të […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit për 5 persona Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 74 aktakuza kundër 89 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 4 persona, si janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 7 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dy persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar 5 kërkesa për caktim të paraburgimit kundër 5 personave.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 16 aktakuza kundër 24 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, për shkak të veprave penale “Detyrimi”, “Fajdeja” dhe “Kanosja”.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) të dyshuari, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Detyrimi”, “Fajdeja” dhe “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, në katër raste të ndara për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Ngacmimi”, “Kanosja” dhe “Rrezikimi i trafikut publike me fatalitet” sipas KPRK-së.” thuhet në njoftim.