Prokurori i Shtetit ngrit 23 aktakuza kundër 24 personave dhe ndalon dy të dyshuar

10.03.2022

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person i dyshuar, si dhe,  janë ngritur  njëzetenjë ( 21) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave. Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestarë ka ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, […]

Prokurori i Shtetit ngrit 23 aktakuza kundër 24 personave dhe ndalon dy të dyshuar Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person i dyshuar, si dhe,  janë ngritur  njëzetenjë ( 21) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestarë ka ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, për të cilën është kërkuar caktimi I masës së paraburgimit.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur  nëntëmbëdhjetë njëzetenjë ( 21) aktakuza kundër njëzetedy (22)personave,  për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim I lehtë trupor”

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “ Dhuna ne Familje”

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “ Kanosja”

Katër (4) aktakuza kundër katër (4)  personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Tentim vrasje”.

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli”.