Prokurori i Shtetit ndalon 17 persona dhe kërkon paraburgimin e 4 të tjerëve
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale. Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka […]
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në tri raste të ndara, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona.
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe katër (4) persona, në raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, prej tyre një i dyshuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe dy të tjerë për veprën penale “Kanosja”.
Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) person të dyshuar për kryerje të veprës penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kanosje”, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vjedhje”, si dhe, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrave zyrtare”.
Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”.
Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë në dy (2) raste të ndara ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.