Prokurori i Shtetit ndalon 16 të dyshuar dhe kërkon paraburgimin e dy personave

06.09.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy  personave të dyshuar. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë persona të […]

Prokurori i Shtetit ndalon 16 të dyshuar dhe kërkon paraburgimin e dy personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy  personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë persona të dyshuar.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një  personi.