Prokurori i Shtetit ndalon 12 persona për 48 orë dhe kërkon paraburgimin e një tjetri

10.01.2022

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi. Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona të  dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Gjilan, me […]

Prokurori i Shtetit ndalon 12 persona për 48 orë dhe kërkon paraburgimin e një tjetri Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona të  dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit:

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona të  dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) persona janë ndaluar  për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Mbajtja në kontroll, posedim i paautorizuar i armëve”

Dy (2) persona janë ndaluar  për veprën penale “Kanosje”

Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Sulmi”.

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.