Prizrenasi del ta shes armën e zjarrit në pikë të natës, sulmon me shishe qelqi një person që refuzoi ta blejë

21.05.2022

Përleshja, motivi i së cilës dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për një armë, ka eskaluar në konflikt fizik. Rasti raportohet të ketë ndodhur derisa viktima ka qenë duke kaluar në rrugë dhe papritmas ndalohet nga një i dyshuar, i cili ia ofroi për shitje një armë të zjarrit. Po ashtu, bëhet e ditur se […]

Prizrenasi del ta shes armën e zjarrit në pikë të natës, sulmon me shishe qelqi një person që refuzoi ta blejë Foto: Ilustrim

Përleshja, motivi i së cilës dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për një armë, ka eskaluar në konflikt fizik.

Rasti raportohet të ketë ndodhur derisa viktima ka qenë duke kaluar në rrugë dhe papritmas ndalohet nga një i dyshuar, i cili ia ofroi për shitje një armë të zjarrit.

Po ashtu, bëhet e ditur se viktima ka deklaruar se në momentin që ka refuzuar që ta blejë armën e zjarrit, i dyshuari e ka sulmuar me shishe qelqi në kokë dhe i njëjti ka ikur.

I riu ka pësuar lëndime dhe si pasojë, ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin e sulmuesit.