Prizren, vëllai 43 vjeçar sulmon fizikisht motrën me probleme mendore

08.09.2023

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur së fundmi në rrugën “William […]

Prizren, vëllai 43 vjeçar sulmon fizikisht motrën me probleme mendore Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur së fundmi në rrugën “William Walker” në Prizren, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar një qytetar që banon në atë rrugë, i cili ka raportuar për dhunën që dyshohet se një grua, e cila është me probleme mendore, ka përjetuar nga vëllai i saj, 43-vjeçar.

Gjithçka ka ndodhur të mërkurën në orët e mbrëmjes, ndërsa Policia ka arritur që sot ta sigurojë prezencën e të dyshuarit, i cili ka dhënë versionin e tij për konfliktin që ka ndodhur në familjen e tyre.

Sipas informacioneve të para, viktima është gjetur me shenja dhune dhe menjëherë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”./GazetaSinjali/