Prizren, punëtori bie nga kulmi i pompës së benzinës, pëson lëndime trupore

14.05.2022

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:20, në rrugën “Besim Shala” në Prizren. Sipas njoftimit të policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa rasti është nën hetime. “Rr. Besim Shala, Prizren 13.05.2022 – 14:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ka qenë duke punuar në kulmin e një pike të derivateve është rrëzuar dhe […]

Foto: Ilustrim

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:20, në rrugën “Besim Shala” në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa rasti është nën hetime.

“Rr. Besim Shala, Prizren 13.05.2022 – 14:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ka qenë duke punuar në kulmin e një pike të derivateve është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim të PK-së.