Gjatë ditës së sotme, policët kanë shpërndarë lule për gratë në rrugët dhe sheshet e qyteteve të rajonit, duke u uruar atyre festën e 8 Marsit.
Ky gjest vjen si shprehje e respektit dhe mirënjohjes për rolin e rëndësishëm të grave në shoqëri.
“Policia e Kosovës edhe një herë uron të gjitha gratë me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas.
Ju jeni zëri i shpresës, frymëzimit dhe ndryshimit në botë,” deklaruan zyrtarët policorë.