Prizren, një femër dërgohet për tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga një person

16.11.2022

Rastet e sulmeve fizike ku kryesisht femrat janë viktima jo rrallë herë raportohen në Policinë e Kosovë. Një rast i tillë është raportuar dje në Policinë e Kosovës në Prizren nga një femër e cila ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me një mashkull ishte sulmuar fzikisht nga ai. Sipas infomacioneve që […]

Prizren, një femër dërgohet për tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga një person Foto: Ilustrim

Rastet e sulmeve fizike ku kryesisht femrat janë viktima jo rrallë herë raportohen në Policinë e Kosovë.

Një rast i tillë është raportuar dje në Policinë e Kosovës në Prizren nga një femër e cila ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me një mashkull ishte sulmuar fzikisht nga ai.

Sipas infomacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore, ku pastaj ka marrë tretman mjekësor.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se personi i dyshuar nuk është arrestuar edne dhe se i njejti po kërkohet nga policia.