Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, A.A. ishte i dënuar me një vit dhe 45 ditë burg efektiv, bazuar në vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. Ai ishte dënuar për veprat penale të “Vjedhjes së rëndë” dhe “Lëndimit të lehtë trupor”.
“Pas veprimeve operative-hetimore, kemi arritur të identifikojmë, lokalizojmë dhe arrestojmë personin e kërkuar A.A., mashkull 31 vjeçar nga Prizreni,” thuhet në njoftimin e Policisë.
I arrestuari fillimisht është dërguar në stacionin policor të Prizrenit dhe më pas është transferuar në burg për të filluar vuajtjen e dënimit.