Prizren, dy zyrtar policorë kanosen përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari

08.11.2022

Me zhvillimin e teknologjisë dhe avancimin e saj, të gjithë personat të cilët kanë dëshirë mund të qasen në rrjete sociale dhe kanë mundësi të ndryshme për t’i shfrytëzuar. Mirëpo, jo gjithmonë njerzit rrjetet sociale i përdorin për informin dhe argëtim, sepse kohëve të fundit të njejtat nga persona dhe qellime të ndryshme po keqpërdoren. […]

Prizren, dy zyrtar policorë kanosen përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Me zhvillimin e teknologjisë dhe avancimin e saj, të gjithë personat të cilët kanë dëshirë mund të qasen në rrjete sociale dhe kanë mundësi të ndryshme për t’i shfrytëzuar.

Mirëpo, jo gjithmonë njerzit rrjetet sociale i përdorin për informin dhe argëtim, sepse kohëve të fundit të njejtat nga persona dhe qellime të ndryshme po keqpërdoren.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Prizren, ku dy dy zyrtar policorë janë kanosur nga një person i dyshuar përmes rrjeteve sociale.

Rasti është lajmëruar në Policinë e Kosovës në Prizren dhe i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.