Prizren, dhuna në familje nuk ka të ndalur – Brenda 6 ore policia arrestoi dy të dyshuar

22.12.2022

Rastet e dhunës në familje janë pothuajse rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës. Nga rastet që figurojnë në raportin 24 orësh dërguar mediave bëhet e ditur se Stacioni Policor në Prizren është njëri prej stacioneve të policisë që pothuajse çdo ditë pranon raportime të rasteve “dhunë në familje”. Gjatë ditës së […]

Prizren, dhuna në familje nuk ka të ndalur – Brenda 6 ore policia arrestoi dy të dyshuar Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë pothuajse rastet më të shpeshta që raportohen në Policinë e Kosovës.

Nga rastet që figurojnë në raportin 24 orësh dërguar mediave bëhet e ditur se Stacioni Policor në Prizren është njëri prej stacioneve të policisë që pothuajse çdo ditë pranon raportime të rasteve “dhunë në familje”.

Gjatë ditës së mërkurë në këtë stacion janë raportuar dy raste të dhunës në familje të ndara nga njëra tjetra, raporton SuharekaOnline.

Rasti i parë është raportuar dje rreth orës 15:40, ku pas raportimit policia ka arrestuar një person nëndyshimin se i njejti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës dhe vajzës së tij.

Poashtu, bëhet e ditur se pas intervistimit njërës prej viktimave i është dhënë ndihmë mjekësore.

Ndërsa, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rr. Xhevë Lladrovci”, Prizren 21.12.2022-15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Pas intervistimit njërës prej viktimave i është dhënë ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.” thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti i dytë i dhunës në familje është raportuar rreth orës 21:35, ku Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një person nëndyshimin se i njejti ka ushtruar dhunë në familje.

Nga policia bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 21.12.2022-21:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë në familje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.