Prizren, burri sulmon fizikisht gruan e tij – arrestohet nga policia dhe dërgohet në mbajtje

08.12.2022

Rastet e dhunës në familje janë raste të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës dhe të njejtat mbesin sfidë për institucionet e vendit. Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Stacionin Policor në Prizren, shkruan SuharekaOnline. Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se pas një mosmarrëveshje në […]

Prizren, burri sulmon fizikisht gruan e tij –  arrestohet nga policia dhe dërgohet në mbajtje Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë raste të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës dhe të njejtat mbesin sfidë për institucionet e vendit.

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Stacionin Policor në Prizren, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se pas një mosmarrëveshje në mes një çifti, burri e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.

Poashtu, thuhet se si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit i njejti është dërguar në mbajtje.