Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi që ka gjuajtur me armë në drejtim të vajzës dhe djalit të tij.

Sipas Policisë së Kosovës, në stacionin policor janë paraqitur viktimat të cilët kanë raportuar se babai i tyre ka gjuajtur dy herë në drejtim të tyre, por pa pasur të lënduar.

Arma është sekuestruar, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 07:00 në Prizren.

“Prizren 14.04.2023 – 07:10. I dyshuari mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, djalit dhe vajzës së tij. Më pas në stacion policor janë paraqitur edhe viktimat të cilët kanë raportuar se babai i tyre ka shtënë dy herë në drejtim të tyre, por nuk ka pasur të lënduar. Arma është sekuestruar, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.