Prizren, arrestohet një 27-vjeçar i kërkuar për dhunim

08.11.2022

Policia e Kosovës njoftoi këtë të martë se ka arrestuar një 27-vjeçar me inicialet O.G nga Prizreni, i kërkuar me urdhër-arrest të gjykatës për veprën penale “Dhunimi”. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 27 vjeçar me inicialet O.G në Prizren të dyshuar për vepren penale “Dhunimi” dhe se i njejti është dërguar […]

Prizren, arrestohet një 27-vjeçar i kërkuar për dhunim Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi këtë të martë se ka arrestuar një 27-vjeçar me inicialet O.G nga Prizreni, i kërkuar me urdhër-arrest të gjykatës për veprën penale “Dhunimi”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 27 vjeçar me inicialet O.G në Prizren të dyshuar për vepren penale “Dhunimi” dhe se i njejti është dërguar para gjyqtarit kompetent.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për të dyshuarin.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale “Dhunimi”, i caktohet paraburgimi prej 30 ditësh

Prizren,08 Nëntor 2022

Me datë 07 Nëntor 2022, rreth orës 14:00 Njësiti për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren , ka lokalizuar dhe ka arrestuar personin O. G (27 vjeçar) nga Prizreni, i kërkuar me urdhër arrest të gjykatës për veprën penale “Dhunimi “.

Pas arrestimit të personit të kërkuar ai është dërguar para gjyqtarit kompetent , Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për të dyshuarin.

I njëjti është përcjell për në burgun e Prishtinës.