Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 shkurt, rreth orës 15:30, në rrugën “Zara” në Prizren. Dy të miturit, të identifikuar si B.S dhe A.G, sulmuan fizikisht të moshuarin dhe i vodhën portofolin me 100 euro dhe dokumente personale.

Viktima pësoi lëndime trupore dhe mori tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.

Pas hetimeve intensive, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarit. Gjatë intervistës në prani të avokatëve, prindërve dhe punonjësve socialë, i mituri B.S e pranoi veprën penale.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt dhe ndaj të dyshuarve do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Grabitje”.