Bizneset Vende Pune Ofertat

Prizren: 40-vjeçari ushtron dhunë ndaj gruas, e grushton për shkak të xhelozisë

Prizren: 40-vjeçari ushtron dhunë ndaj gruas, e grushton për shkak të xhelozisë

20.11.2023 Ligji

Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të dhunës, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar gjatë ditës së djeshme edhe një çift nga Prizreni, pasi një grua 44-vjeçare e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën fizike e psikike që ka ushtruar ndaj saj.

Sinjali mëson se viktima ka raportuar se për shkak të xhelozisë, burri i saj e ka sulmuar pas mesnate me grushte, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe frikë e shqetësim – për çka u detyrua të kërkojë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij të iniciohet rasti për “Dhunë në familje”.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Gjendet i vdekur një person në një market në Prizren (Video)

Gjendet i vdekur një person në një market në Prizren (Video)

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një market në Prizren.

Lexuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet ekipi mjekësor dhe zyrtarët policor.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e personit, mashkull 74-vjeç dhe sipas hetimeve të para vdekja e tij ka qenë natyrore.,

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rreth orës 09:00 kemi pranuar një informacion nga një qytetar se një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në rrugën “Rrustë Kabashi”. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe urgjenca, ku këta të fundit kanë konstatuar se personi, mashkull i moshës 74-vjeç ka vdekur”, ka thënë Gashi.

Vdekja e 74-vjeçarit sipas policisë ishte natyrore.

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një foshnjë e porsalindur në Prizren

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një foshnjë e porsalindur në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku një foshnjë e porsalindur është gjetur pa shenja jete, në afërsi të Parkut të Qytetit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se trupi i pajetë është gjetur në afërsi të Parkut të Qytetit.

“Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në afërsi të Parkut të Qytetit, nga një dëshmitar okular, gjendet një trup i pajetë që bëhet fjalë një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës ku mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës. Me këtë rast po merrren hetimet rajonale dhe po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’, në konsultim me Prokurorin e Shtetit kështu do të fillojnë hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”, tha Gashi.

Nëntë persona lëndohen nga shpërthimi i një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren – në kërkim tre të dyshuar

Nëntë persona lëndohen nga shpërthimi i një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren – në kërkim tre të dyshuar

Nëntë persona kanë pësuar lëndime këtë të mërkurë, për shkak të shpërthimit të një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sot më datë 22.11.2023, rreth orës 04:50, policia ka pranuar informatë për një rast plagosje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para është kuptuar se nëntë persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Në vendngjarje kanë dalë hetimet rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat si dhe dëshmitë”, ka shtuar Gashi.

Në fund, ai ka njoftuar se janë identifikuar tre të dyshuar dhe të njëjtit janë në kërkim policor. 

Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
PRIMA QERAMIKA Tjera Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende31 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë