Predhat e armës së zjarrit dëmtojnë dy vetura në Prizren, policia njofton se rastet po hetohen

05.01.2023

Dy persona kanë raportuar në Stacionin Policor në Prizren në dy raste të ndara për dëmtimet e veturave të tyre nga predhat e armës së zjarrit, raporton SuharekaOnline. Gjatë ditës së enjte në Stacionin Policor në Prizren një femër ka raportuar se një predhë e armës së zjarrit ka dëmtuar veturën, pronë e një marketi, […]

Predhat e armës së zjarrit dëmtojnë dy vetura në Prizren, policia njofton se rastet po hetohen Foto: Ilustrim

Dy persona kanë raportuar në Stacionin Policor në Prizren në dy raste të ndara për dëmtimet e veturave të tyre nga predhat e armës së zjarrit, raporton SuharekaOnline.

Gjatë ditës së enjte në Stacionin Policor në Prizren një femër ka raportuar se një predhë e armës së zjarrit ka dëmtuar veturën, pronë e një marketi, të cilën ankuesja e kishte në shfrytëzim.

Policia bën të ditur se njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokuroin e shtetit rasti është duke u hetuar.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren  04.01.2023 – 09:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se një predhë e armës së zjarrit ka dëmtuar veturën, pronë e një marketi, të cilën ankuesja e kishte në shfrytëzim. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.” thuhet në njoftimin e policisë.

Pak orë më vonë një person tjetër është ankuar në polici se një predhë e armës së zjarrit ka dëmtuar kapakun e motorit të veturës së tij private.

Poashtu, edhe për këtë rast policia ka dal në vendngjarje dhe ka njoftuar se në konsultim me prokurorin edhe ky rast po vazhdon të hetohet.

Rr. Ilaz Kuka, Prizren 04.01.2023 – 18:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një predhë e armës së zjarrit ka dëmtuar kapakun e motorit të veturës së tij private. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.” thuhet tutje në njoftimin e policisë.