Policia: Vitin e kaluar u konfiskuan mbi 7 milionë euro, shumë vetura, toka…

01.04.2022

Ai tregoi sa gjatë vitit 2021 janë kryer 51 operacione kundër krimit të organizuar në Kosovë, ku janë konfiskuar miliona euro, shtëpi, vetura e toka. “Në fushën e luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore janë regjistruar 131 raste dhe janë arrestuar 182 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 78 kallëzime penale ndaj 147 personave të […]

Policia: Vitin e kaluar u konfiskuan mbi 7 milionë euro, shumë vetura, toka… Foto: © Hallka Marketing Agency

Ai tregoi sa gjatë vitit 2021 janë kryer 51 operacione kundër krimit të organizuar në Kosovë, ku janë konfiskuar miliona euro, shtëpi, vetura e toka.

“Në fushën e luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore janë regjistruar 131 raste dhe janë arrestuar 182 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 78 kallëzime penale ndaj 147 personave të dyshuar.

Në fushën e luftimit të krimeve ekonomike kemi pasur 339 raste dhe janë arrestuar 260 persona.

Në fushën e hetimeve të rënda janë regjistruar 128 raste dhe janë arrestuar 15 persona të dyshuar.

Parandalimi i luftimit të terrorizmit gjatë 2021 janë trajtuar 35 raste ku 13 raste janë të reja ndërsa 22 kanë qenë të bartura nga vitet e kaluara, janë arrestuar 14 persona.

Në aspektin e krimit të organizuar janë inicuar 57 raste dhe janë realizuar 51 operacione, janë konfiskuar 7 milionë e 496 mijë e 568 euro 181 mijë e 63 dollarë 21 mijë e 120 franga zvicrrane, dinarë maqedonas dhe serbë 60 mijë e 160, 133 vetura, 5 shtëpi, 7 banesa, 1 lokal, 1 garazhdë  dhe 29 toka”,tha ai.