Policia thotë se zyrtari i AUV-it në Prizren i informonte bizneset përmes telefonit

05.09.2021

Një zyrtar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Prizren, të shtunën ishte identifikuar nga policia si i dyshuar që lajmëronte bizneset për angazhimet e policisë. Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se përmes telefonit i kishte dërguar sms një pronari të një marketi. “I dyshuari […]

Policia thotë se zyrtari i AUV-it në Prizren i informonte bizneset përmes telefonit Foto: Ilustrim

Një zyrtar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Prizren, të shtunën ishte identifikuar nga policia si i dyshuar që lajmëronte bizneset për angazhimet e policisë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se përmes telefonit i kishte dërguar sms një pronari të një marketi.

“I dyshuari kishte qenë në kryerje të detyrës i asistuar nga njësiti policor duke inspektuar bizneset dhe shqiptuar gjoba për shkeljen e masave anti COVID 19”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.