Policia shqipton mbi 640 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID
- 25.09.2021
- 0 komente
Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe ndër të tjera menaxhimin dhe kontrollin e zbatimit të masave anti-COVID.

Për qytetarët që nuk respektojnë këto masa kundër COVID-19 ka zero tolerancë, shqiptimi i madh i gjobave në fillim të muajit shtator nga policia, ka bërë që qytetarët të vetëdijësohen dhe të bartin maskën si dhe të respektojnë masat e tjera që janë në fuqi.
Përgjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID nga qytetarët, Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar 647 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID-19.
Ndryshe masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi nga 31 gushti, por që këto masa me disa ndryshime janë miratuar më 13 shtator nga Qeveria e Kosovës, e të cilat do të zgjasin deri më 26 shtator.
Ndërsa, gjatë ditës së djeshme Qeveria ka miratuar masat e reja anti-COVID, ku do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë (27 shtator).
Ndërsa, tashmë ka filluar të ketë rënie numri i rasteve të infektimeve dhe të vdekjeve, ku dje janë konfirmuar 84 raste pozitive dhe 4 të vdekjes nga COVID-19.
Leave a Reply