Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 30 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 64 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 16 persona, ndërkaq 11 persona janë dërguar në mbajtje.