Sipas raportit të publikuar, janë shqiptuar gjithsej 1822 tiketa për shoferët që nuk i kanë respektuar rregullat e udhëtimit.

Përveç numrit të lartë të gjobave, policia ka raportuar edhe një rritje të numrit të aksidenteve rrugore. Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 18 aksidente, ku disa prej tyre kanë pasur për pasojë lëndime dhe dëme materiale në automjete.

Krahas shkeljeve të rregullave të trafikut dhe aksidenteve, policia ka ndërmarrë edhe disa aksione. Gjithsej 13 persona janë arrestuar, ndërsa 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje për shkak të veprave të ndryshme penale.