Policia s’fal, për katër ditë u gjobitën afër 8 mijë shoferë

04.03.2022

Për mosrespektim të rregullave në komunikacion, ka bërë që Policia e Kosovës të shtojë dukshëm numrin e gjobave kundërvajtëse në trafik. Policia është duke vazhduar me angazhimet e saj në rrugët e vendit për ndëshkimin e pjesëmarrësve në trafik që po bien ndesh me ligjin. Policia po përdorë edhe dronët në trafik ku po i […]

Policia s’fal, për katër ditë u gjobitën afër 8 mijë shoferë Foto: Ilustrim

Për mosrespektim të rregullave në komunikacion, ka bërë që Policia e Kosovës të shtojë dukshëm numrin e gjobave kundërvajtëse në trafik.

Policia është duke vazhduar me angazhimet e saj në rrugët e vendit për ndëshkimin e pjesëmarrësve në trafik që po bien ndesh me ligjin.

Policia po përdorë edhe dronët në trafik ku po i ngrit në qiell dhe po vëzhgojnë veturat që tejkalojnë në vijë të plotë apo edhe shoferët që përdorin telefonin gjatë ngasjes së automjetit.

Sipas raporteve ditore të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në katër ditët e fundit të muajit mars, policia ka shqiptuar gjithsej 7 mijë e 871 gjoba në tërë vendin.

Ndërkaq, vetëm brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2 mijë e 200 gjoba kundërvajtëse.