Policia për një javë konfiskon 6 targa të automjeteve të paregjistruara dhe largon nga trafiku 3 automjete tjera

22.03.2022

Në kuadër të kësaj Policia e Kosovës gjegjësisht Njësia për Kontrollin e Autostradave e mbështetur nga njësitë tjera të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në vazhdim të implementimit të planeve operative aktive si “Siguria në trafikun rrugor” & ”Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor”, gjatë një jave (14-20.03.2022) ka shqiptuar 1375 gjoba për kundërvajtje […]

Policia për një javë konfiskon 6 targa të automjeteve të paregjistruara dhe largon nga trafiku 3 automjete tjera Foto: Ilustrim

Në kuadër të kësaj Policia e Kosovës gjegjësisht Njësia për Kontrollin e Autostradave e mbështetur nga njësitë tjera të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në vazhdim të implementimit të planeve operative aktive si “Siguria në trafikun rrugor” & ”Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor”, gjatë një jave (14-20.03.2022) ka shqiptuar 1375 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, ka konfiskuar 5 automjete për ndalje të parregullt në autostradë, ka larguar nga trafiku 3 automjete të tjera.

Po ashtu, kjo njësi ka konfiskuar përkohësisht 6 targa të automjeteve të paregjistruara, ka identifikuar 9 kundërvajtës duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit si dhe 21 shoferëve iu është shqiptuar masë mbrojtëse ndalim i drejtimit të automjetit nga tre muaj deri një vit.

Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.

Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.